RRETHI ARBËRESH - AKTI / DISTRETTO ARBËRESH - ATTO
Regjistri n. 11.250 Mbledhja n. 3.464
-----------------------------AKTI KUSHTETUES I SHOQATËS -----------------------------------------
------------------------------------“RRETHI ARBËRESH”----------------------------------------------
--------------------------------------REPUBLIKA ITALIANE-------------------------------------------
Viti dy mijë e shtatë, me datë një të muajit Qershor, në Kutron, në të poshtë-shkruajturën zyrë noteri.
Përpara meje doktor Karlo Perri, noter në Kutron, i regjistruar në rolin e Kolegjit të Rretheve të Noterëve të bashkuar të Katanxarit, Kutronit, Lamecjes Terme dhe Vibo Valencjes, me zyrë në rrugën Kapuçini, n. 2, pa pjesëmarrjen e dëshimtarëve, ---------------------------------------------------janë të pranishëm:---------------------------------------------
- Tashone Katerina Karmela, e lindur në Karfici në 6 Qershor 1954, me vendbandim për punë në Bashkinë e Karficit, në rrugën Roma, n.7, e cila ndërhyn dhe nënshkruan si Kryetare e “Bashkisë së Karficit”, Kodi Fiskal 00337920797 dhe në ekzekutim të akteve vendimore në vazhdim të Këshillit Bashkiak: n. 11 të 20 Prillit 2006, n. 6 të 11 Prillit 2007, ekzekutivë sipas ligjit që në kopje të njëjtë me origjinalin i bashkangjiten këtij akti nën gërmat “A” dhe “B”;------------------------------------------------
- Paçe Vinçenco, i lindur në Shën Koll më 17 Shkurt 1942, me vendbandim për punë në Bashkinë e Shën Kollit, në rrugën Skanderbeg, i cili ndërhyn dhe nënshkruan si Kryetar i “Bashkisë së Shën Kollit”, Kodi Fiskal 81004310793, dhe në ekzekutim të akteve vendimore në vazhdim të Këshillit Bashkiak: n. 11 të 28 Prillit 2006, n. 3 të 3 Janarit 2007 dhe n.6 të 18 Prillit 2007, ekzekutivë sipas ligjit që në kopje të njëjtë me origjinalin i bashkangjiten këtij akti nën gërmat “C” ,“D” dhe “E”;--------------------------
- Ricuti Françesko, i lindur në Puheri më 18 të Prillit 1964, me vendbandim për punë në Bashkinë e Puheriut, në rrugën kryesore Vitorjo Emanuele, i cili ndërhyn dhe nënshkruan si Kryetar i “Bashkisë së Puheriut”, Kodi Fiskal 00297610792, dhe në ekzekutim të akteve vendimore në vazhdim të Këshillit Bashkiak: n. 15 të Korrikut 2006, n. 4 të 27 Janarit 2007 dhe n.6 të 18 Prillit 2007, ekzekutivë sipas ligjit që në kopje të njëjtë me origjinalin i bashkangjiten këtij akti nën gërmat “F” ,“G” dhe “H”
Këta persona, për identitetin e të cilave unë, Noteri, jam i sigurt, më kërkojnë të kenë këtë akt në të cilin konfirmojnë si vijon -----------------------------------------------------------------------------------------------------SHPIEGIMI------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
- Kur flitet nga rrethi kulturor identifikohen këto zona të kufizuara, në të cilat është ndërmarrë një preoces territorial i bashkangjitur për rritjen e vlerës së trashgimisë kulturore. Një proces i gjatë që nuk lind vetë, por që është frut i një ecurije top-down, duke u shtrirë nga udhëheqja e qeverisë e duke përmbledhur të gjithë territorin dhe shoqërinë që duhet mbështetur, dhe kur rënia dhe rezultatet nuk janë kryesisht ekonomike, por pa dyshim për përmirësimin e cilësisë së jetës, të zhvillimit shoqëror, të një njohjeje të zonave, të një tërheqje më të madhe dhe si konseguencë me efekte të tërthorta edhe në sistemin ekonomik të rrethit.-------------
- Pasuria kulturore, veçanërisht nëse është e lidhur me territorin në referim, nuk është një funksion prodhues dhe shërbimi por është:
a) mbështetja e identitetit social të territorit tashmë i pranishëm dhe të së resë, deri sa të nxjerr në pah fuqitë e kulturave të ndryshme të pranishme në indin terriotorial;-----------------------------------------------------------------------------
b) të edukosh dhe të zhvillosh burimet njerëzore dhe komunitetin për të përhapur pjesëmarrjen në ide të reja dhe në rilindjen e proceseve kulturore;--
c) oferta e cilësisë së mjedisit dhe social që përshkon të gjithë territorin dhe krijon konkurrim; --------------------------------------------------------------------------------
d) specializimi i ofertes së rrethit sa të përcaktojë kërkesën në vend, të përngjasë ofertën me kapacitetet e kërkesës;-----------------------------------------------------
e) shtimi i sipërmarrjes së përhapur lidhur me përdorimin e mbështetur në trashëgimin kulturor;-------------------------------------------------------------------------
f) promovimi i një marke territori që ushqen ndarjen dhe konsensin dhe që identifikon territorin;---------------------------------------------------------------------------
- në mes të objektivave të rrethit arbëresh mund të nxirren në pah:------------
- mbrojtja dhe konservimi aktiv i trashëgimit kulturor territorial i cili është burim kolektiv, me synimin e një vlere të mundshme;---------------------------------
- integrimi i pasurisë historike, kulturore dhe mjedisore për ruajtjen e këtyre specifikave dhe tipikave;------------------------------------------------------------------
- realizimi i një sistemi për mikpritjen me standarte cilësore dhe sasiore në funksion të kërkesës së mundshme (oferta dhe kërkesa të pranueshme)---------
- realizimi i integrimit dhe i ndërrelacionit të ndërhyrjes në shërbimet dhe në kohën e lirë;---------------------------------------------------------------------------------------
- zhvillimi dhe vlerësimi i “njohurive kontekstuale” të përsosmerisë në fushëm e dijes, teknologjisë dhe kërkimit për të krijuar një vlerësim më të madh të kapitalit;---------------------------------------------------------------------------------------
- zhvillimi i territorit, sidomos nën konktekstin e mbështetjes dhe vlerësimit, është një nga sfidat që na ndihmon të ndërrmarrim-------------------------------
- të njëjtat Bashki kanë vendosur të formojnë ndëmjet tyre, me rezolutat e përmëndura më sipër, një Shoqatë Ndërbashkiake për ushtrimin në formë të përbashkët të funksioneve dhe të shërbimeve.-------------------------------------
Gjithçka që thamë e përmëndëm si pjesë përbërëse të këtij akti e konfirmohet si më poshtë: -----------------------------------------------------------------------------------------------
1. Është formuar Shoqata e quajtur “RRETHI ARBËRESH” ndërmjet Bashkive të Karficit, Shën Kollit dhe Puheriut sipas rregullave të formave të përbashkta dhe dispozita të tjera në fushën e Autoriteteve Lokale, me zyrë ligjore në Bashkinë “udhëheqëse” si përcaktohet nga neni 4 i Rregullores dhe me seli administrative në Karfici, tek ndërtesa në pronësi të Bashkisë, në udhën Vashalia, n.19. Ndryshimi i selisë dhe/ose hapja e selive të reja nuk do të sjellin modifikime të këtij akti.--------
Shoqata ka si synim zhvillimin, vlerësimin e pasurisë kulturore, në quadrin e një procesi integrimi të zinxhirit prodhues të pasurive kulturore, në qarqet e tjera ekonomikë dhe sociale, në të cilët duhet të mbizotërojë vlerësimi territorial dhe lloji i lidhjes që përcaktohet mes subjekteve aktive të menazhimit të përbashkët, të një shumllojshmërie funksionesh dhe riorganizimi i shërbimeve në nivel ndërbashkiak.---
Qëllime dhe objekti.-------------------------------------------------------------------------------------
2. Shoqata ka për qëllim forma bashkëpunimi ndërbashkiak për mbarështimin e shërbimeve dhe funksioneve të Bashkive pjesëmarrëse, që do të realizohen me anë të mjeteve të përmendura në Dekretin Legjislativ 267/2000. Veçanërisht shoqata ka për qëllim promovimin e trashëgimnisë kulturore si veprim i koordinuar për të vlerësuar me përpikmëri jo vetëm emergjencat e veçanta por ato të sistemeve territoriale lokale. Baza e strategjisë së propozuar qëndron në një bashkim të fortë ndërmjet komponentëve të sektorit kulturor dhe të dimensionit territorial (trashëgimi arkeologjike dhe arkitektonike, qendra historike, shërbime të shumëllojshme, aktivitete për ruajtjen dhe rimëkëmbjen, etj) dhe ato të sektorëve të lidhura me të: turizmi, komunikimi muzikor, marketingu, kërkimi shkencor, edukimi shkollor i specializuar dhe ai universitar, formimi profesional, prodhimi i specializuar ose artizanati, etj.------------------------------------------------------------------------
3. Shoqata ka për qëllim realizimin e rrethit kulturor me një sistem të ndërthurur dhe të kufizuar në hapësirë, në të cilin nyja qendrore është procesi i rritjes së vlerës së trashëgimisë kulturore që sjell më vete procese për rritjen e vlerave të ndryshme të territorit (pasuri mjedisore, aktivitete kulturore, produkte të kulturës së prekshme e jo, të territorit) të infrastrukturave (shërbime transporti, për kohën e lirë) të shërbimeve mikpritjeje, dhe zhvillimin e ndërmarrjeve, aktiviteti i të cilave është i lidhur drejtpërdrejt me procesin e vlerësimit të trashëgimnisë kulturore.------
4. Krijimi i rrethit do të zhvillohet në faza të ndryshme të cilat mund ti përmbledhim kështu: (a) regjistrimi dhe katalogimi i trashëgimnive kulturore; (b) krijimi dhe realizimi i mjeteve që favorizojnë konservimin dhe rrjedhën e trashëgimnive kulturore në kontekstin e një politike cilësore; (c) rritja e vlerës ekonomike të pasurive kulturore përmes përhapjes në shoqëri të informacionit.—
5. Shërbimet, funksionet, organizimi, funksionimi, qëllimi i Shoqatës dhe marrëdhëniat midis Shoqatës dhe Bashkive që marrin pjësë janë të qeverisur nga rregullorja e Shoqatës, që ndodhet e bashkëngjitur me vendimet tashmë të vendosura në këtë akt nën gërmat “B”,”E” dhe “H”.------------------------------------
6. Janë organe të Shoqatës ndërbashkiake: -------------------------------------------------a) Kuvendi i Këshillëtarëve; ----------------------------------------------------------------------
b) Konferenca e Kryetarëve të Bashkive; ----------------------------------------------------------c) Presidenti; ----------------------------------------------------------------------------------------------
të emëruar sipas rregullave të përcaktuara nga rregullorja e Shoqatës.-------------------7. Burimet e nevojshme për të mbështetur aktivitetet institucionale të Shoqatës dhe administrimin e shërbimeve të përbashkëta vijnë nga kontributet e mara nga Provinça, nga Krahina dhe nga organizma të tjerë dhe nga burime vetjake të bilançit të Bashkive të përbashkëta, sipas procedurave të përcaktuara nga/nenet 13, 14, 15 dhe 16 të Rregullores së Shoqatës.--------------------------------------------------------------
8. Shoqata fillon nga dita pas datës së nënshkrimit të aktit kushtetues, me vazhdim të pacaktuar. ----------------------------------------------------------------------------
9. Shpenzimete e këtij akti dhe gjithçka që lidhet me të, janë në ngarkim të Shoqatës.---------------------------------------------------------------------------------------------
Unë, Noteri, si më kanë kërkuar, kam marrë këtë akt, që u kam dhënë për ta lexuar palëve, të cilët e miratojnë.---------------------------------------------------------------------------
I shkruar nën drejtimin tim, pjesërisht me sistemin elektronik nga personi im i besuar dhe pjesërisht me dorë nga mua, notari, në dy kopie për fletë, tetë fletë deri këtu.---------------------------------------------------------------------------------------------------
I nënshkruar në orën trembëdhjetë e tridhjetë minuta.---------------------------------------
Katerina Karmela Tashone --------------------------------------------------------------------------Vinçenco Paçe ------------------------------------------------------------------------------------------Françesko Ricuti ------------------------------------------------------------------------------------------
Karlo Perri Noteri ----------------------------------------------------------------------------------------
Më pas shenja e vulës.------------------------------------------------------------
Il Distretto Arbëresh
Sportello Linguistico
E-Learning
Sportello Linguistico Intercomunale del Distretto Arbëresh del Crotonese